Qeveria e Kosovës ka miratuar Draft-Planin e veprimit për testimet për Coronavirus, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi se pas rritjes së rasteve pozitive me Coronavirus, duhet të miratohet draft-plani për rritjen e testimeve.
Siç tha Zemaj, përmes testimeve do të arrihet pasqyra reale e infeksionit.
“Numri i rasteve pozitive gjatë muajit qershor dhe korrik dhe rritjes së numrit të rasteve me vdekje. Do të merr në konsideratë rritje e testimeve me rekomandimin e OBSh-së”.
“Më rritjen e mbulueshmërisë do të arrihet pasqyra reale e infeksionit. Duke rritë kapacitetet e stafit shëndetësor. Lus për miratim që të fillojmë sa më parë më këtë nismë”.