Planifikohet të rritet numri i testimeve për Coronavirus, ekzekutivi miraton planin

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 10:14 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar Draft-Planin e veprimit për testimet për Coronavirus, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi se pas rritjes së rasteve pozitive me Coronavirus, duhet të miratohet draft-plani për rritjen e testimeve.

Siç tha Zemaj, përmes testimeve do të arrihet pasqyra reale e infeksionit.

“Numri i rasteve pozitive gjatë muajit qershor dhe korrik dhe rritjes së numrit të rasteve me vdekje. Do të merr në konsideratë rritje  e testimeve me rekomandimin e OBSh-së”.

“Më rritjen e mbulueshmërisë do të arrihet pasqyra reale e infeksionit. Duke rritë kapacitetet e stafit shëndetësor. Lus për miratim që të fillojmë sa më parë më këtë nismë”.

Të ngjashme