Telefonat Windows në kolaps, bien shitjet me 76%

Prishtinë | 20 Gus 2016 | 20:23 | Nga

Shitjet e telefonave Windows kanë rënë me 76% gjatë tre mujorit të dytë të 2016-tës nga 8.2 milion njësi në 2015-tën në 2 milionë njësi këtë vit njoftoi firma analitike Gartner.

Kjo rënie dramatike i atribuohet blerjes së dështuar të Nokia nga Microsoft në 2014-tën e cila u largua si divizion brenda kompanisë vitin e larguar duke hedhur tutje plot 10 miliard dollar.

Sipas Gartner shitjet globale të telefonave inteligjent me sistemin operativ Windows ishin në shifrat e 2 milionë njësive. Përkundur Microsoft kishte pritur që shitjet të kapnin shifrat e 1.2 miliard njësive, ose 750 000 njësi më pak sesa të dhënat e Gartner.

Megjithatë krahasuar me vitin e kaluar rënia merr përmasa shumë të mëdha. Në Qershor të 2015-tës sistemi operativ i Microsoft gjendej në 2.5 % të telefonave të shitur në mbarë botën. 12 muaj më vonë vetëm 0.6 % e telefonave kishin të instaluar platformën mobile të Microsoft.

Pritshmëritë e Microsoft ishin të mëdha në momentin që i hyri biznesit të telefonave inteligjent. Në pamundësi për të konkurruar me Android-in e Google dhe iOS-in e Apple, Microsoft gradualisht largoi vëmendjen nga telefonat inteligjent për tu përqendruar kryesisht në shërbimet cloud.

msft-sales-of-windows-phones-100677697-large.idge

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme