Ekipi Negociator, në takimin i cili ka zgjatur më shumë se tri orë të martën, ka përafruar tekstin e Platformës finale për bisedime me Serbinë.
Pas këtij takimi, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh bashkëkryesues i Ekipit Negociator Fatmir Limaj, njoftoi se teksti i projekt-platformës do t’iu dërgohet të krerëve të shtetit, presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj për të bërë komentet e tyre nëse kanë, raporton Ekonomia Online.
“Sonte kemi punuar disa orë dhe ajo që kemi vendosur është që tekstin do t’ua dërgojmë krerëve të shtetit për komente shtesë”, tha Limaj
Limaj njoftoi se pasnesër projekt-platforma përfundimisht do të finalizohet dhe më pas do t’i dërgohet për miratim formal Parlamentit të Kosovës
“Pasnesër delegacioni shtetëror përfundimisht do ta miratojë projekt-platformën dhe do ta dërgojë në Parlament. “
Limaj shtoi se draft-platforma finale do t’iu dërgohet edhe dy partive opozitare – LDK dhe Vetëvendosje.
“Ata do të kenë kohën e nevojshme për punën e tyre dhe pastaj për ta dërguar në drejtim të parlamentit”, shpjegoi Limaj.