Granit Plava, një ndër tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, ka deklaruar se bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, i kishte ofruar pagë 1 mijë e 300 euro në muaj për ta kryer vrasjen, raporton Ekonomia Online.
Madje, gjatë dëshmisë së tij në seancën e të enjtes, Plava tha se Murseli i kishte premtuar se do ta nxjerrë nga burgu për dy vjet e se “ti e di çfarë pushteti kemi ne”.
“Marrëveshja me Naimin ka qenë. Kam qenë në dijeni për veprën penale për të cilën akuzohem tash, por asnjëherë nuk ma ka treguar personin. Vetëm më ka thënë: ‘Ti duhet të marrësh përgjegjësinë dhe për dy vjet të nxjerr nga burgu. Ti e di çfarë pushteti kemi ne’.
Në dijeni është edhe Behgjet Pacolli. Më ka ofruar para, më ka ofruar pagë 1 mijë e 300 euro në muaj, më ka ofruar veturë G-Class. I kam thënë përafërsisht cili është personi, ai më ka thënë që nuk ke nevojë me ditë, ti veç ke me marrë përgjegjësi, kinse e kam bërë unë vrasjen. Kështu e kam dhënë deklaratën në Polici, qysh jemi marrë vesh me Naimin.”
“Po të dy i njoh. Kushtrim Kokallën e njoh pak më shumë, sepse ka qëndruar më shpesh në katundin tonë, kurse Naim Murselin e kam njohur, por nuk kam pasur shumë kontakte. Vetëm kur vinte prej jashtë, vinte si ‘boss’ me kerre të mira dhe e kemi pasur privilegj me nejt me të.”
I akuzuari Granit Plava ka thënë se Naim Murseli i ka treguar edhe kohën se kur duhet të shkojë afër restorantit.
“Ai më ka thënë që nuk ki me bo kurgjo, ki me pritë para kerrit. Aty ma ka dhënë lokacionin me shku te restoranti, unë i kam thënë nuk di me shku aty ai ma ka dhënë lokacionin. Dhe unë jam nisë dhe unë kam shku te restoranti, Naimi kish mbërri aty. As nuk e kam parë Naimin mrenda, as nuk kam kontaktu live me Naimin, në whatsapp ai vetëm më shkruajti qu se u qumë. Po kam pasë, unë veç më tha qu se u qumë unë mendova që e kryva. Naimi u qu, unë e kam parë Naimin që me kerr të tij u nis teposhtë. Unë pastaj u nisa për me shku për Gjakovë, nuk kam vozitë 10 minuta më ka thirrë në telefon me pare, ku je, ku je edhe e ka ndalë. Uëe i kam shkruar apo e kam thirrë Jam tu shku për shpi, atëherë ky më ka thirrë edhe njëherë. Vec ma ka qu lokacionin me shku te vendi i ngjarjes. Dhe kam shku kam ndejtë ashtu qysh me ka thënë Naimi. Para se me shku të vendi i ngjarjes Naimi kish mbërri te 1 shitore për skaj, e ka pa kerrin tem tu shku teposhtë dhe unë jam ndalë me prit ku më ka thanë ky. Si e ka pa kerrin tem u ndal te unë, kur unë e kam dëgju krismën shpejt ma ka gjujtë armën dhe më ka thënë ik ik”, ka deklaruar Plava.

