“Playstation VR Headset” del në shitje në tetor

Prishtinë | 19 Gus 2016 | 09:52 | Nga

Pajisja e realitetit virtual, që do të pasurojë botën e përdoruesve të lojërave kompjuterike, e prodhuar nga gjiganti teknologjik “Sony”, raportohet të dalë në shitje në muajin tetor të këtij viti, me një çmim minimal prej 349 funteve.

Ekspertët parashikojnë se pajisja mund të futet në treg me shpejtësi.

“Sony” tha se pajisja e saj e re “Playstation VR Headset”, që punon me mbështetje të panelit të “Playstation 4”, do të lansohet në Britani për 399 dollarë në SHBA dhe 349 funte në Britani të Madhe.

Pajisja që i përshtatet kokës të atij që e vë sipër, ka një ekran të kualitetit të lartë HD dhe teknologjinë e përcjelljes së lëvizjes, duke i mundësuar përdoruesve që të eksplorojnë botën kompjuterike.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme