Plisat: Në Shqipëri i kemi dërguar 250 tonë ushqime dhe i kemi strehuar 150 familje në Kosovë

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Tifo grupi “Plisat” kanë njoftuar opinionin nëpërmjet një komunikate për media se nga mjetet e grumbulluara për të prekurit e tërmetit në Shqipëri, kanë arritur t’i dërgojnë në Shqipëri 250 tonë ndihma me ushqim, veshmbathje.

“Plisat” tregojnë se në Kosovë janë strehuar 150 familje pas tërmetit të ndodhur më 26 nëntor.

Tutje bëhet e ditur një raport financiar se ku kanë shkuar mjetet financiare që i kanë dhënë qytetarët në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ata kanë falënderuar edhe donatorët që e kanë mundësuar realizmin e këtij aksioni humanitar.

Llogaria e tifogrupit do të jetë e hapur për të gjithë ata që janë interesuar të ndihmojnë në iniciativat e tjera të Plisave.

Të ngjashme