Prifti katolik, Kevin O’Brien, që udhëhoqi një meshë të vecantë për inaugurimin e presidentit amerikan, Joe Biden, është suspenduar nga pozita e presidentit të Universitetit “Santa Clara” pas supozimeve për sjellje të keqe.
O’Brien po hetohet mbi pretendimet se ‘ka shfaqur sjellje në ambiente të të rriturve, e që konsistonin kryesisht me biseda, e të cilat mund të kenë qenë jokonsistente me protokollet dhe kufijtë e vendosur jezuitë”, sipas njoftimit të universitetit të enjten.
Kryetari i bordit të Santa Clara-s, John M. Sobrato, nuk e specifikon në komunikatë se për çfarë supozimesh po bëhet fjalë, mirëpo tha se ata i përkrahin personat që i kanë ndarë përvojat e tyre.
O’Brien shërbeu në janar në Katedralen e St. Mathew the Appostle për Biden-in, i cili është presidenti i dytë katolik i vendit.