Ismet Munishi ka bërë një koment pas publikimeve për fitimet që do t’i kenë skuadrat kosovare që do të marrin pjesë në garat evropiane.
Munishi ka ironizuar me presidentët e klubeve, duke thënë se ata nga sot kanë filluar me kalkulimet.
Postimi i Munishit (pa ndërhyrje):
“Rrespekte për rivalet , por pas lajmeve te sotit pi shoh presidentet e klubeve me kalkulator ne dorë ..!
Perveq njonit i cili është nishi”.
Kujtojmë se për herë të parë, këtë vit katër skuadra nga Superliga e Kosovës do të marrin pjesë në garat evropiane.