Leroy Sane ishte bashkuar verën e vitit të kaluar me Bayern Munichun, por pa arritur shkëlqimin.
Sulmuesi gjerman këtë vit ka filluar të shkëlqejë, duke shënuar e asistuar vazhdimisht për rekordmenët gjermanë.
25-vjeçari ka shënuar tre gola e ka asistuar në pesë të tjerë në këto tetë ndeshjet e para zyrtare me Bayernin.
Ai ka folur pas fitores 7-0 ndaj Bochum, ku kontribuoi me një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë dhe një asistim për Joshua Kimmich.
“Shpresoj që tani jam ai Sane që të gjithë e prisnin te Bayerni. Unë gjithmonë dua të bëj më mirë dhe shpresoj që të vazhdoj të përmirësohem edhe më shumë”, deklaroi Sane.
Reprezentuesi gjerman tani nuk po e ka problem, pasi po luan në të dy krahët e sulmit dhe trajneri i ri Julian Nagelsmann po e nxjerr më të mirën nga ai.
“Jam duke u ndier rehat në të dyja pozitat, si në të majtë ashtu edhe në të djathtë. Nagelsmann foli shumë për pozicionin tim me Hansi Flick dhe jam duke kaluar në formë të mirë. Uroj vetëm të përmirësohem më shumë dhe qëllimi im është të qëndroj gjatë këtu”, tha Sane. /Telegrafi