Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Suharekë, i cili ishte në kërkim të policisë që dy muaj, shkruan Gazeta Express.
Sipas policisë me 28 korrik në stacionin policor në Suharekë, viktima D.K. kishte raportuar një rast të “Keqpërdorimit të Besimit”, ku personi i dyshuar A.Z. me datën 27.07.2021 ja kishte kërkuar veturën e tij të tipit “Skoda Oktavi” me targa vendore për ta kryer një shërbim familjar. Më pas, i dyshuari nuk ia kishte kthyer veturën.
Kështu mbi të arrestuarin ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i Besimit”.
Me 28 korrik në stacionin policor në Suharekë, viktima D.K. kishte raportuar një rast të “Keqpërdorimit të Besimit”, ku personi i dyshuar A.Z. me datën 27.07.2021 ja kishte kërkuar veturën e tij të tipit “Skoda Oktavi” me targa vendore për ta kryer një shërbim familjar. Më pas, i dyshuari nuk ia kishte kthyer veturën.
Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Suhareke, ka filluar me hetime lidhur me këtë raste ku është kërkuar i dyshuari në shtëpinë të cilën jeton, po nuk është arritur që të kapet. Sipas njoftimit të PK-së, i njëjti është futur në listën e personave në kërkim.
Më 14 shtator ndaj tij është iniciuar rast për kanosje ndaj një personi tjetër duke i kërkuar një shumë të konsiderueshme të parave prej 600 euro. Më 21 shtator, viktima ka njoftuar se sërish i dyshuari e ka kanosur dhe i ka kërkuar para.
Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.