Ai është bavarezi i fundit që ka mbetur në borderonë e skuadrës më të titulluar të futbollit gjerman, por veç origjinës ka kualitete të padiskutueshme në fushë që kohët e fundit nuk po i shfrytëzojnë.
Thomas Muller po e sheh veten gjithnjë e më shumë të izoluar, pasi nuk po konsiderohet si zgjedhje e parë nga trajneri Ancceloti.
Lojtarë, gazetarë dhe drejtues, të gjithë thonë versionin e tyre mbi ekipin që presin të fitojë Championsin, por e vërteta është se Bayern që prej trajnerit Guardiola është bërë gjithmonë e më pak bavarez.
Thomas Muller është nga ata që po sakrifikohen edhe pse vetë ajo që e shquan lojtarin në fushë është sakrifica.
Sezonin e kaluar, Thomas luajti 42 ndeshje por në sfidat e rëndësishme e nisi gjithmonë nga pankina.
Në kupën e Gjermanisë që nga 1/8 e finaleve luajti vetëm 11 minuta, ndërsa ndaj Arsenalit në Champions u aktivizua 4 minuta në dy ndeshje.
Blerja e James Rodriguez i ka ngushtuar edhe më shumë hapësirat e bavarezit të fundit të mbetur te Bayern.