Infeksionet me coronavirus në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur lehtë javën e fundit, me rreth 119,000 njerëz – nga 110,000 – tani pozitivë për virusin.
Shifrat e Zyrës për Statistikat Kombëtare, deri në 12 qershor, sugjerojnë se një në çdo 540 njerëz është i infektuar.
Varianti më infektues i Deltas llogaritet se po shkakton këtë rritje të numrave, thotë Public Health England, raporton bbc.
Megjithatë, ekzistojnë disa ndryshime rajonale në normat e infeksionit dhe disa lajme të mira për efikasitetin e vaksinës.
Anglia veri-perëndimore kishte përqindjen më të lartë të njerëzve nga çdo rajon në Angli që mund të dilnin pozitivë për coronavirus gjatë javës deri në 12 qershor – rreth një në 180. Anglia Lindore kishte vlerësimin më të ulët – rreth një në 2,480.
Trendi është “i pasigurt” në Skoci dhe Irlandën e Veriut, thotë ONS, ndërsa në Uells vlerësimi i fundit është një në 1,500 njerëz të infektuar – nga një në 1,300 në javën e kaluar – megjithëse ministri i parë, Mark Drakeford thotë se një valë e tretë është në proces në saje të variantit Delta.