Po stërvitej për Tokio, atletja ruse gjendet pa jetë buzë rrugës

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Atletika tronditet nga humbja e papritur e kampiones ruse Margarita Plavunova. 25 vjecarja është gjetur e pajetë buzë rrugës, ku po vraponte, sipas itinerarit stërvitor.

Kampionia e Rusisë stërvitej për Lojërat Olimpike në Tokio, por ëndërra e saj për tu përfaqësuar në Olimpiadë u shuan në asfaltin e distriktit Morshansky në Tambov. Lajmin e ka konfirmuar agjencia e lajmeve ruse TASS, ashtu si edhe nga Federata Ruse e Atletikës.

Sipas asaj që bëhet e ditur nga TASS, shkaku i vdekjes mendohet të ketë qenë një atak kardiak gjatë vrapimit. Plavunova ishte kampione e Rusisë dhe kishte garuar në vrapimet në 60 dhe 100 metra me pengesa, ku rekordin personal e kishte 14.06 sekonda.

Rusja kërkonte me çdo kusht kualifikimin në Lojërat Olimpike 2020 në Tokio, duke anashkaluar edhe sinjalet shëndetësore që trupi i kishte dhënë. Sipas trajneres së saj, Elena Menilkova, 25-vjeçarja “nuk ishte ndjerë mirë gjatë ditëve të fundit”.

Të ngjashme