Pochettino tregon se cila ishte fitorja më e rëndësishme, kundër Cityt apo Ajaxit

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Tottenham Hotspurs është një ndër finalistët e sivjetmë të ligës më prestigjioze evropiane për klube.

Spursat në finalen e Ligës së Kampionëve do të takohet me Liverpoolin, ndeshja e cila do të luhet në qytetin spanjoll të Madridit.

Pra takimit ka folur trajneri i klubit anglez, Mauricio Pochettino, i cili ka analizuar dy rivalët që ka eliminuar më parë – Manchester Cityn dhe Ajaxin.

“Ndeshja më interesante ishte me Cityn për mënyrën se si ajo përfundoi. Ato ishin emocione të pabesueshme. Një rrëshqitje e emocioneve që ju lë pa fjalë dhe në fund një gëzim i madh për të parë se keni eliminuar kampionin e Ligës Premir”.

“Kalimi kundër Ajaxit ishte më e këndshme. Tre gola në 35 minuta dhe e fundit erdhi në të 96-tën. Tejkaluan çdo përvojë tjetër të mëparshme. Ishte një gëzim i madh sepse e pamë veten jashtë përfundimit dhe, papritmas, gjithçka ndryshoi. Futbolli”, pohoi ai.

Ndryshe, londinezët më së largu në fazën e Ligës së Kampionëve ka qenë në gjysmëfinalen e vitit 1963, kur u mposhtën nga portugezët e Benficës. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme