Halleri transferohet te Ajaxi për një shifër rekorde

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi francez, Sebastian Haller, do t’i bashkohet Ajaxit. Siç shkruan goal.com, klubi i tij aktual anglez, West Ham Unitedit, e ka konfirmuar largimin e Hallerit për një shifër rekorde.

Halleri do bëhet pjesë e ekipit holandez për 22.5 milionë euro, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë i Ajaxit ndonjëherë.

Ai i ishte bashkuar West Hamit për 35 milionë euro në verën e vitit 2019-t dhe kishte shënuar 14 gola në 50 paraqitje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme