Të shtunën në Podujevë, ankuesi mashkull ka raportuar në polici se vajza e tij është viktimë e dhunës në familjen e bashkëshortit për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me bashkëshortin e saj.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë takuar çiftin, të cilët kishin pësuar lëndime gjatë përleshjes në mes veti, i kanë dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Podujevë”, thuhet në raportin e policisë.
Të njëjtit, janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe pastaj me urdhër të prokurorit janë liruar.
E dyshuara ka shkuar te prindërit e saj.
Ndërsa, policia po merret me rastin.