Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në një familje në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës një person ka sulmuar fizikisht motrën e tij pas një mosmarrëveshje.
Ngjarja ka ndodhur rrëth orës 10:00, ndërkaq, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim të policisë.