Deçan: Motra ther me thikë vëllain e saj

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë nga Deçani e ka therur vëllain e saj me anë të një mjetë të mprehtë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:00, në Deçan, ku motra ka therur me thikë vëllain e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Është raportuar se e dyshuara është arrestuar nga policia, dhe se e njëjta dyshohet që ka pasur probleme mendore.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar për shërim  në repartin e psikiatrisë.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme