Paul Pogba ka thënë se i duhet që të jetë i lumtur për të performuar në maksimum te Manchester Unitedi, ndërsa ka shtuar se do të gjobitej po të fliste për ndjenjat e vërteta që ka.
Mesfushori 25-vjeçar fitoi Kupën e Botës me Francën më herët këtë verë dhe shënoi golin e parë në fitoren 2:1 të Manchester Unitedit ndaj Leicester Cityt të premten në ndeshjen e xhiros së parë të Premier Leagues së Anglisë në futboll, shkruan Koha Ditore.
Por Pogba stinorin e kaluar përjetoi vështirësi te Manchester Unitedi dhe është raportuar për një transferim të mundshëm te Barcelona këtë verë.
“Nëse nuk je i lumtur, atëherë nuk mund të japësh më të mirën. Ka gjëra të cilat nuk mund t’i them, përndryshe do të gjobitem”, ka deklaruar Pogba.