Manchester United dhe Paris Saint-Germain mund të hyjnë në negociata që këta të fundit ta sjellin Paul Pogbën më “Parkun e Princave”.
Djajtë e Kuq sipas Express Sport po kërkojnë rreth 75 milionë funte që ta lënë kampionin e botës të kthehet në vendlindje.
Kjo shumë mund të mos jetë problematike për krerët e PSG-së që i kanë premtuar trajnerit të ri, Mauricio Pochettino, para për transferet që ai mund t’i sjellë në klub.