Pogba ka vendosur t’i bashkohet Juventusit

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 21:18 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori francez Paul Pogba përfundimisht do të largohet nga Manchester Unitedi në afatin kalimtar të janari. pasi tashmë ka zgjedhur ekipin ku do të vazhdojë karrierën.

Mediumet angleze kanë shkruar të enjten se Pogba muajin tjetër do të kthehet te Juventusi dhe ekipi italian do t’i paguajë Unitedit rreth 55 milionë euro për kartonin e tij.

Mësohet se Pogba tashmë ka arritur marrëveshje personale me Juventusin dhe për këtë, ka informuar edhe drejtuesit e klubit anglez.

Pogba 27-vjeçar, ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2022, kurse këtë edicion ka shënuar dy gola e ka bërë dy asistime në 19 ndeshje në të gjitha garat.

Transferimi te Juventusi, do të ishte kthim për francezin në Torino pas më shumë se katër vjetësh. Ai në vitin 2016 u largua nga Juventusi pas katër sezoneve ku fitoi katër tituj kampioni në Serie A për t’u transferuar te Manchester Unitedi për 105 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme