Paul Pogba i ka shtuar benzinë zjarrit marrëdhënies së tij jo të mirë me Jose Mourinhon duke e kundërshtuar intervistën pas humbjes së Manchester Unitedit kundër West Hamit.
Skuadra e Jose Mourinhos nuk është aspak në formë mirë, pasi brenda klubi ka persona që nuk janë të kënaqur, duke filluar nga trajneri dhe Paul Pogba, të cilët i kanë prishur marrëdhëniet e tyre dhe po ashtu atmosferën brenda ekipit, transmeton Gazeta Express.
Mesfushori francez kishte dhënë një intervistë më parë duke thënë se Manchesteri duhet vetëm të sulmojë kur luan në “Old Trafford”, kështu duke iu drejtuar Mourinhos për lojën e tij, dhe pas incidentit që ndodhi në qendrën stërvitore mes këtyre dyve, Pogba është pyetur nga Gazetarët pas ndeshjes, dhe përgjigja e tij ishte shumë e shkurtër.
“Më dëshiron të vdekur?”, kështu u përgjigj fituesi i Kupës së Botës, duke bërë të qartë se marrëdhëniet e tij me strategun portugez nuk janë përmirësuar fare.