Manchester United nuk do që ta lë të largohet mesfushori Paul Pogba.
Megjithë kërkesën e madhe të tij për rritje të rrogës, Djajtë e Kuq, kanë shprehur gatishmëri që t’i hapin negociatat me të për vazhdimin e kontratës së re, shkruan Sun.
Është thënë se Real Madrid ka planifikuar një ofertë për francezin i cili ka flirtuar më gjigantët nga Spanja.
United është gati që të ulen dhe të bisedojnë për marrëveshjen e re megjithë kërkesën e Pogbas për rrogë javore prej 500 mijë funtave.
Kërkesa e tij ka qenë që të përfitojë aq sa ylli tjetër i klubit Alexis Sanchez.