Pogba kushtëzon qëndrimin te Manchesteri me pagë marramendëse

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori francez Paul Pogba ka vënë kushte për të qëndruar te Manchester Unitedi, ndonëse para fillimit të këtij edicioni kishte kërkuar largimin me çdo kusht nga klubi.

E përditshmja britanike “Express” ka raportuar të enjten se Pogba i ka kërkuar klubit kontratë të re deri në vitin 2023 dhe pagë vjetore prej 30 milionë eurosh. Ky vlerësohet kusht që zor përmbushet për lojtarin, që gjatë verës u kërkua nga Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi, shkruan sot Koha Ditore.

Pogba edhe ashtu është njëri prej lojtarëve më të paguar te Manchesteri, me pagë javore prej 320 mijë eurosh, por ai dëshiron që të marrë mbi 500 mijë euro në javë. Kontrata e tij aktuale me ekipin anglez skadon në verën e vitit 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme