Pas humbjes me Francën, Argjentina i ka thënë lamtumirë ëndrrës që quhet Botëror.
Në “Kazan Arena”, formacioni i Deschamps ka fituar 4-3 dhe ka siguruar një vend në çerekfinale.
Paul Pogba, mesfushori i “Les Bleus”, ka komentuar fitoren dhe i ka dhënë një mesazh Leo Messit.
“Argjentina është një skuadër e madhe. Kanë krijuar shumë raste ndaj nesh, ndoshta nuk kanë qenë aq sa duhet të shpejtë, por kanë luajtur mirë”, ka thënë ylli i Unitedit. “Messi është një yll i futbollit, për mua mbetet më i miri në planet, pavarësisht nga humbja. Kur ndeshja ishte 2-1 për ata, nuk kam menduar se ishim të mundur. Shpresa vdes e fundit. Objektivi ynë është të fitojmë ndeshjen e ardhshme, duhet të vazhdojmë përpara”.