Paul Pogba ka thënë se ai mund të jetë i hapur për t’u larguar nga Manchester United, duke u thënë gazetarëve në Tokio se “mund të jetë koha e duhur për një sfidë të re ndokund tjetër”.
Mesfushori kërkohet nga Real Madridi ku do të punojë me Zinedine Zidane dhe me e ish klubin e tij, Juventus, raporton The Guardian.
“Ashtu siç thonë: Ka shumë për të folur dhe shumë për të menduar”, u shpreh 26 vjeçari.
“Unë kam qenë qe tre vite në Manchester dhe ja kam dalë shumë mirë, disa momente të mira e disa të këqija, ashtu si të gjithë. Ashtu si kudo tjetër”.
“Pas këtij sezoni dhe çdo gjë që ndodhi gjatë këtij sezoni, e i cili ka qenë sezoni më i mirë i imi…Mendoj se për mua mund të jetë koha e duhur për një sfidë të re ndokund tjetër. Unë jam duke e menduar këtë, për të pasur një sfidë të re diku tjetër”.
Mesfushori francez, kaloi në Old Trafford nga Juventusi për një shumë rekorde në atë kohë, 105 milionë euro në gusht të 2016-ës.