Mesfushori francez e sheh veten larg Manchester Unitedit, është i gatshëm për një eksperiencë të re. Atë e duan klubet nga Spanja, Italia dhe nga Franca
Paul Pogba e sheh të ardhmen e tij larg Manchester United.
Mesfushori francez po mendon për një eksperiencë të re.
Për këtë siguron portali “Manchester Evening News”.
Kampioni i botës me Francën do të jetë lojtar i lirë verën e ardhshme pasi do t’i skadojë kontrata.
Dhe, 28 vjeçari do t’i shqyrtojë ofertat që do t’i vijnë, përcjell “Gazeta Express”.
Interesim për mesfushorin kualitativ kanë shfaqur klubet e mëdha si Real Madrid, Barcelona, Juventus dhe Paris Saint-Germain.
Pogba nuk ka shkëlqyer sa duhet që prej rikthimit të tij në “Old Trafford” nga Juve.
Me shumë gjasë, atë do ta shohim duke luajtur nga sezoni i ardhshëm në Spanjë ose në Francë.