Sky Sport Italia shkruan se Manchester United dhe agjenti Mino Raiola kanë takuar Juventusin dhe i kanë prezantuar ofertën prej 101 milionë euro.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio takimi i parë mes klubeve ka ndodhur mbrëmë.
Agjenti Raiola ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e Juventusit, Beppe Marotta dhe atë të Manchester United, Ed Woodward.
Flitet se edhe lojtari i ka kërkuar klubit largimin pasi ka konfirmuar interesimin e djajve të kuq.
Oferta fillestare është 101 milionë euro, ndërsa mund të shkojë deri në 120 milionë.
Francezi do të përfitojë 15 milionë euro në sezon, plus 5 nga bonuset e ndryshme që mund të përfitojë gjatë sezonit. Në këtë mënyrë Pogba do të bëhet lojtari më i shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në merkato në gjithë historinë e futbollit.