Pohime shokuese nga aktorja: Jam përdhunuar dy herë, nuk hesht më

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 10:18 | Nga

Evan Rachel Wood ka zbuluar se është përdhunuar dy herë. Aktorja 29-vjeçare ka treguar se është përdhunuar një herë nga i dashuri i saj dhe një herë tjetër nga një pronar lokali, por që kanë ndodhur në ditë të ndryshme.

Në një e-mail drejtuar revistës “Roling Stone”, një ditë pas zgjedhjeve presidenciale, ajo shkruan: “Jam përdhunuar nga një person i rëndësishëm për mua edhe pse ishim bashkë. Ndërsa në një tjetër rast, nga pronari i një lokali. Nuk besoj se jetojmë më në kohën ku njerëzit duhet të heshtin. Duke mos i dhënë shtetit botën tonë është një fanatizëm i hapur dhe seksist”.

Aktorja më tej ka shtuar se ka përjetuar një abuzim fizik, psikologjik dhe seksual. Ajo shpjegon gjithashtu se të qenurit aq e pafuqishme kishte të bënte me biseksualitetin e saj.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme