Policia Rrugore e Tiranës ka kontrolluar me rreptësi si çdo fundjavë autostradën Tiranë-Durrës, e cila ka qarkullim të dendur gjatë verës në orët e vona.
Rasti më i rëndë që Policia ka konstatuar dhe ka arritur të ndalë në kohë, ishte ai i një 46-vjeçari me iniciale Xh. D. që qarkullonte me 140 km/h dhe pse ishte nën ndikimin e alkoolit, transmeton Klan Kosova.
”Më shumë se kaq nuk mund te bënte një drejtues mjeti për te rrezikuar seriozisht jetën e tij, te atyre qe e shoqërojnë por edhe përdoruesve te tjerë te rrugës”, e përfundoi deklaratën e saj, Policia e Tiranës përmes facebook, transmeton Klan Kosova.