Nëkryetari i Sindikatës së Policisë së vendit, Shaban Tasholli ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka marr në konsideratë projektligjin e tyre të ri që kërkon sistematizimin e pagave të policisë.
Sipas Tashollit, qeveria ka nxjerr një projektligj të ri që aspak nuk përputhet dhe nuk përkon me kërkesat e punëtorëve të këtij institucioni të sigurisë.
Këto deklarime Shaban Tasholli i dha në Ora e Fundit derisa ka shtuar se edhe çështja e sigurimit shëndetësor është problem për policinë e Kosovës madje sipas tij dhe çështja e rritjes së pagave për policinë është harruar.
”Qeveria nuk ka marr në konsiderat projektligjin që ne kemi bërë”.
”Kemi kërkuar sistemizimin e pagave të policisë por Qeveria nuk e ka përfill atë, ajo ka bërë një projektligj që për ne është i papranuehsëm”.
”Ne në fund të vitit kemi kërkuar një shtesë, ajo shtesë nuk ka ndodh, janë arsyetuar se kemi disa projekte të reja për veteranët”.
”Ne kemi pritur rritje të pagës, ne skemi rritje të pagës tash e disa vite”.
”Nga 2016 është premtuar e poashtu nga 2015-ta e tani po fillojmë edhe 2017-ën dhe sigurimi shëndetësor nuk po ndodh”.
”Kemi afër 2000 policë që janë të lënduar në detyrë. Kemi një rregullore në policinë e Kosovës që policëve të lënduar shpenzimet e trajtimeve iu largohen”.
”Objekti në stacionin 4 nuk është pronë e Policisë. Nuk e di si do të përfundojë por besoj që do të ketë një hapësir për objektin tonë”.
”Kishim bisedë telefonike me grupin parlamentar për siguri, por ata ende nuk e dijnë sakt projektligjin”.
”Sindikata do të marrë hapa të tjerë se si të vazhdohet më tutje në rast se nuk pranohen kërkesat tona”, ka përfunduar Tasholli.(KlanKosova)