Zyrtarët e Policisë së Kosovës në Lipjan të shtunën janë ankuar se kanë dalë në detyrë pa maska dhe pa dorëza pasi që niveli qendror nuk i ka furnizuar ende, megjithëse janë paraqitur rastet e para në Kosovë të virusit COVID-19.
Ata kanë thënë se janë të shqetësuar sepse mund të përhapet edhe më gjerë virusi COVID-19 siç ka ndodhur në shumë shtete të tjera, transmeton KOHA.
“Qeveria nuk po e furnizon Policinë e Kosovës me maska dhe dorëza derisa jemi të obliguar të punojmë në këtë situatë të rrezikut nga virusi. Ne kërkojmë që të paktën policët në detyrë të jemi të pajisur apo masa mbrojtëse kundër këtij virusi”, është ankuar njëri nga policët e Lipjanit i cili është i njohur për redaksinë.