Ambasada e Amerikës, me anë të shkrimi në Facebook, ka thënë se Policia e Kosovës, ka konfiskuar 99 revole dhe ka arrestuar tre njerëz.
“Pas një hetimi intensiv tre-mujor rreth kontrabandimit ilegal, më 21 mars, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës, ka arrestuar tre persona dhe ka konfiskuar gjithsej 99 pistoleta, medikamente të kontrabanduara, detergjent për larjen e enëve, automjete, municion dhe para”.
“Policët që reaguan dhe hetuan këtë rast kanë pranuar trajnim të sponsorizuar nga ShBA-të. Është mirë të shohim aftësitë e tyre të vëna në praktikë për të bërë Kosovën një vend më të sigurt”, shkruhet në postimin e Ambasadës.