Polici e ndalon për kontroll rutinor, personi e tërheq zvarrë atë

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Një oficer policie ka pësuar lëndime, pas një kontrolli rutinor të një personi, për të cilin dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Oficeri në fjalë i kërkoi të fikte veturën për të bërë një kontroll, për ta parë nëse posedonte lëndë narkotike. Megjithatë, shoferi bën të kundërtën dhe niset duke marrë policin me vete, transmeton lajmi.net.

Pak metra më tutje, policie bie nga vetura duke pësuar lëndime trupore, megjithëse jo-fatale për të.

Sipas njoftimit policor, u deshën 8 orë kërkim që shoferi të arrestohet nga Departamenti i Policisë së Floridës.

I arrestuari pritet të dalë para gjykatës. 

Të ngjashme