Polici hero në sulmin ndaj Kapitolit nderohet në ndeshjen kombëtare të bejsbollit

Prishtinë | 20 Qer 2021 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Veshur me një fanellë me mbiemrin e tij në të, oficeri i Policisë së Kapitolit amerikan Eugene Goodman  bëri hedhjen e parë në ndeshjen e së premtes në bejzboll ku u takuan Washington Nationals dhe New York Mets.

Goodman, një vendas dhe veteran i ushtrisë amerikane, i cili u vlerësua për reagimin e tij të shpejtë në një video e cila u bë virale, ku ai shihet duke i tërhequr protestuesit drejt tij duke mbrojtur kështu Senatin. Pamjet e sigurisë të shfaqura gjatë gjykimit të fajësimit për ish Presidentin Trump zbuluan se më herët, Goodman gjithashtu kishte ndihmuar në devijimin e senatorit Mitt Romney  duke e larguar nga një ballafaqim me turmën e zemëruar.

Goodman, i cili u promovua si zëvendësrreshter i përkohshëm i Senatit të Shteteve të Bashkuara e pastaj u zgjodh edhe për të shoqëruar zëvendëspresidenten Kamala Harris gjatë përurimit të vitit 2021, u konsiderua një hero i cili vazhdimisht ka refuzuar intervistat me shtypin. Por pas trazirave, Goodman-i u bë  pjesë e  një beteje politike për disa muaj që kishte të bëjë me vlerësimin e oficerëve që mbrojtën Kapitolin atë ditë.

Senati votoi unanimisht në shkurt për të miratuar një projektligj dypartiak ku Goodman-it do t’i jepet Medalja e Artë e Kongresit për trimërinë e tij, por legjislacioni u shty nga mosmarrëveshjet me ligjvënësit në dhomë, të cilët dëshironin që të gjithë oficerët që mbrojtën Kapitolin të vlerësoheshin për veprimet e tyre.

Dhoma përfundimisht miratoi projekt-ligjin të martën që do të japë katër medalje për të nderuar oficerët që mbrojtën Kapitolin më 6 janar. Projekt-ligji kaloi me 406 vota pro,  dhe me 21 republikanë që votuan kundër.

Të ngjashme