Polici i Kosovës, Artur Marsori i cili ishte për shërim në Turqi sot do të kthehet në Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ai do të mbërrijë në Aeroportin e Prishtinës në ora 18:00, ku do të pritet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe menaxhmenti i lartë.
Marsori kishte marrë lëndime të rënda gjatë kryerjes së detyrës së një operacioni në Zhur më 28.01.2020, ndërsa për mjekim në Turqi ishte nga 31.01.2020.