Polici ia thyen me boks xhamin e veturës qytetarit, thotë se deshi ta shkilte

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 15:49 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë ka ndodhur një zënkë mes një personi dhe një njësiti policor.

Sipas dëshmitarëve, të cilët nuk kanë dashur të prononcohen para kamerës së Ekonomia Online, pronari i veturës ka dashur ta parkojë veturën, mirëpo është kundërshtuar nga policia, me ç’rast një nga policët ka goditur me grusht veturën duke dëmtuar xhamin.

Major Shkëlzen Xhafa tregoi për Ekonomia Online rreth ngjarjes.

“Policia e Kosovës ka vepruar në planin operativ për varrimin e Ahmet Krasniqit ndërkaq ka bllokuar punën e policisë. Ai ka goditur policin në anën e djathtë ku policit i është thyer dora me ç’rast ai po trajtohet në emergjencë”.

Ndërsa Premton Maxhuni, dëshmitar, tha se nuk është e vërtetë që ka tentuar ta shkelë me veturë, sepse, sipas tij, polici me vetëdije e ka thyer xhamin duke u munduar ta tregojë autoritetin e tij.

Të ngjashme