Kosova ishte ndër shtetet e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë pas goditjes shkatërrimtare të tërmetit 6.4 ballë, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
Atje në detyrë është edhe Hasan Mulaj, pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka publikuar një fotografi të tij nga koha kur ka qenë si refugjatë në Shqipëri dhe tash kur po shërben në kërkim-shpëtim, transmeton Klan Kosova.
“I njëjti destinacion, i njëjti qëllim. Dora për ndihmë. 20 vjet më parë për ta kërkuar, 20 vjet më pas ta kthyer. Gjithmonë mirënjohës”.