Polici pranon fajësinë për keqpërdorimin seksual të nxënëses

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Polici Vesel Veseli e ka pranuar fajësinë për keqpërdorimin dhe abuzimin seksual qe i ka bëre nxënëses nga Drenasi.

Burime nga Prokuroria i kane thënë Insajderit se i dyshuari e ka pranuar shumicën e fajit që i ngarkohet. Mirëpo ai po refuzon që ta dorëzojë telefonin e tij të cilin Policia nuk ka arritur t’ia konfiskojë.

Në telefonin e tij besohet se janë të gjitha provat që e implikojnë atë në keqpërdorimin seksual të nxënëses.

Në pranimin e fajit i është renduar pozita penale arsimtarit Shkelzen Xhekaj, që po e mohon kryerjen e veprës penale.

Mësimdhënësi është arrestuar dje dhe është ndaluar për 48 orë. Ndërkaq sot Gjykata pritet të vendos për masën e sigurisë ndaj tij.

Për Vesel Velselin dje Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Vesel Veseli, i cili mbante postin e zv.shefit të hetimeve në Policinë e Drenasit, dyshohet se e kishte abuzuar seksualisht një 16 vjeçare nga kjo komunë.

Veseli dyshohet se e ka shtyrë 16 vjeçaren që të abortojë pa dëshirën e saj.

Për rastin, Prokuroria është informuar nga Inasjderi.

E gjithë kjo ngjarje, ka ngjallë reagime të shumta në shoqërinë kosovare. Për të ka reaguar edhe krerët më të lartë të institucioneve shtetërore dhe janë mbajtur dy protesta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme