Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për 6 zyrtarët policorë të cilët u arrestuan pas festës tragjike në Zllatar të Prishtinës, ku zyrtari policor, Lirim Haxholli dyshohet se u vra aksidentalisht nga kolegu i tij, Fatlum Mehmeti.
Fatlumit, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje” i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.
Ndërsa për 5 zyrtarët policorë të tjerë Gëzim Tahiri, Enis Imeri, Florent Ahmeti, Elit Thaqi dhe Bleart Misiri, është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./sinjali/