Prokurori i Shtetit ka vendosur të mos kërkojë masë paraburgimi për policin gjilanas që vrau një person “në vetëmbrojtje”. Zëdhënësi i
Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se polici kreu vrasjen pasi shteri të gjitha mundësitë për të neutralizuar një sulmues të një fëmije.
Një polic i Kosovës po vazhdon të mbetet në liri pavarësisht se kreu një vrasje ‘’në vetëmbrojtje’’ në Gjilan.
Zyrtarët e Policisë kanë thënë se polici vrau sulmuesin e një fëmije vetëm pasi kishte shterur të gjitha mundësitë për të neutralizuar atë.
Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani ka thënë për Express se Prokurori ka vlerësuar se s’ka nevojë për masë të paraburgimit.
“Prokurori nuk ka marrë asnjë vendim me ndal, sepse besohet që është kryer në mbrojtje. Ka qenë një mbrojtje tipike, pasi i ka shter të gjitha mundësit për me ndalë të dyshuarin. Dhe me këtë rast, mjeti i fundit ka qenë i ligjshëm”, tha zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.
Ndryshe, familjarët e viktimës kanë treguar se ai ishte i sëmurë psikik.