Në një deklaratë të dhënë për media Polica e Kosovës ka treguar se Polici ka vrarë këtë person në vetëmbrojtje.
“Policia e Kosovës e ka marr një informatë se një person është duke e ngacmuar një vajzë të mitur, dhe me të dalë në vendin e ngjarjes personi i dyshuar ka shti në drejtim të policisë dhe me këtë rast është plagosur një polic. Pjesëtari i Policisë në vetëmbrojte ka shti ne drejtim të tij dhe me këtë rast personi në fjalë ka mbetur i vdekur”, ka thënë Ismet Hashani nga Polica e Kosovës.
Ai ka treguar se Polici i plagosur është duke u trajtuar në spital dhe sipas tij gjendja është e rëndë.
Hashani ka thënë se të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe se po vazhdojnë të zbardhin detajet e kësaj vrasje.
Sipas policisë, vrasja ka ndodhur pasi personi i vrarë kishte therë me thikë një vajzë 11 vjeçare e cila ka marrë plagë serioze nga ky incident.
Një person ka mbetur i vrarë dje në orët e pasditës në Gjilan pasi është goditur me armë zjarri nga një pjesëtar i policisë i cili thuhet se ka qenë në vetëmbrojtje.
Sipas policisë, vrasja ka ndodhur pasi personi i vrarë kishte therë me thikë një vajzë 11 vjeçare e cila ka marrë plagë serioze nga ky incident