Dje ka përfunduar plani i veprimit për kontrollimin teknik te jashtëzakonshëm te automjete që lëvizin nëpër rrugët e Rajonit të Prizrenit. Plani ka filluar të zbatohet që nga data 13 qershor.
Gjatë punës në terren, policët e Njësisë se Komunikacionit Rrugor kanë ndaluar 17 automjete që nuk kanë qenë teknikisht në rregull dhe drejtuesve u janë shqiptuar gjoba ndërsa nga automjetet janë hequr targat. Ky plan veprimi do të riaktivizohet në ditët e ardhme.