Policia amerikane ia shkrep 7 plumba afrikano amerikanit në sytë e fëmijëve të tij

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen disa policë, që e qëllojnë një afrikano-amerikan shtatë herë, derisa po futej në makinë, në një nga shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pak kohë pasi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pushuan trazirat për vrasjet e afrikano-amerikanëve nga policët, një tjetër rast ka ndodhur.

Videoja që nxiti trazira të reja, nis me burrin që po ecte drejt makinës së tij dhe tre policë po e përcillnin. Kur ai e hap derën e makinës, polici e qëllon shtatë herë në shpinë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Kenosha, shteti i Wisconsinit.

Një medium lokal i Kenoshas ka raportuar se qytetari u qëllua në sytë e fëmijëve të tij. Një avokat i të drejtave të njeriun ka thënë se tre djemtë e të qëlluarit kanë qenë brenda veturës.

Në raportin policor thuhet se burri afrikano-amerikan është në gjendje të rëndë, ndërsa rastin e kanë cilësuar si “incident të brendshëm”

Policia e Kenoshas ka thënë se “një person është në gjendje të rëndë në spital, pasi u qëllua nga policët të dielën, rreth orës 17:00, kur policia po i përgjigjej një ‘incident të brendshëm’”, shkruan the Guardian

https://twitter.com/nolimitchrizi/status/1297684746370252806?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1297684746370252806%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fpolicia-amerikane-ia-shkrep-7-plumba-afrikano-amerikanit-ne-syte-e-femije-te-tij%2F

Të ngjashme