Policët në Shtetet e Bashkuara janë vënë në kërkim të një personi që ka përqafuar njerëz të cilët nuk i njihte në qendrën “Walmart”, në Massachusetts e pastaj u thoshte: “Tani ju keni COVID!”.
“Thjesht po të jap një përqafim Covidi”, citohet t`i ketë thënë ai njërës prej viktimave të veta.
Policia e Massachusettsit ka kërkuar dhe ndihmën e publikut në identifikimin e personit që ka shkaktuar frikë mes popullsisë, shkruan MailOnline të dielën.
Viktima e gjestit të tij që foli për policët, me vështirësi ka arritur t`i shpëtojë kancerit.
Ajo u tha efektivëve se burri i ri i kishte larguar gjërat që kishte në dorë, e kishte përqafuar dhe pastaj është larguar duke qeshur.
Raportohet se përqafime të tilla ai u ka dhënë dhe disa klientëve të tjerë.
Policia po e kërkon për akuza që shkojnë deri te kërcënimi terrorist.