Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit, ka arrestuar 17 persona si të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme kriminale.
Po ashtu siç njofton Policia në raportin e saj të përditshëm, gjatë 24 që lamë pas kanë ndodhur 50 aksidente në komunikacion, ku në 12 prej tyre ka pasur persona të lënduar.
Ndërsa, për shkelësit e rregullave të komunikacionit rrugor Policia ka shqiptuar 642 tiketa, shkruan Ekonomia Online.
Vlen të cekët se në këtë 24 orësh nuk ka ndodhur asnjë aksident me fatalitet.