Dhjetë persona janë kapur dje nga Policia e Kosovës në Feriza, më saktësisht në rrugën “Liman Reka”.
Në raport thuhet se kishin organizuar skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.
“Gjatë kontrollit – bastisjes në një lokal të pa regjistruar ku dyshohej për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, policia ka hasur 10 persona të dyshuar të cilët janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar. Nga të dyshuarit janë konfiskuar 1350 qipa në vlera të ndryshme me të cilët kishin qenë duke luajtur personat e dyshuar si dhe 1290€”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, thuhet se për rastin është njoftuar prokurori dhe tani është nën hetime.