Policia arreston 18 vjeçarin për vjedhje të rëndë

Vushtrri | 09 Jan 2019 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Më datën 09.01.2019 rreth orës 01:25 në Stacionin Policor Vushtrri, është pranuar informata për një person të dyshuar i cili tentoi të hapte derën e një lokali-pastiqerie.

Me reagimin e shpejtë të njësive policore është arritur të arrestohet personi i dyshuar B.Z., 18 vjeçar, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast “vjedhje e rëndë në tentativë”.

Hetuesit policor, në kuadër të Stacionit Policor Vushtrri, pas intervistimit dhe sigurimit të dëshmive materiale (video incizimet), kanë arritur të dëshmojnë-zbulojnë se i dyshuari B.Z., 18 vjeçar, përveç veprës penale të lartshënuar, ka kryer edhe disa vepra penale tjera të natyrës ” vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje e rëndë në tentativë”.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit B.Z., 18 vjeçar me urdhër të prokurorit kujdestar ju është caktuar masa e ndalimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme