Policia arreston 27 persona për 24 orë

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 11:23 | Nga

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 27 persona për vepra të ndryshme penale, 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës një person pas një mosmarrëveshje i ka shkaktuar lëndime trupore me thikë kolegut të tij të punës viktimës K/Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje 48 orë.

Pas një mosmarrëveshje që ka pasur me bashkëshortin e saj, një femër ka raspotuar se është kanosur me armë. Policia ka kontaktuar me të dyshuarin dhe i njëjti e ka dorëzuar armën e gjuetisë, prodhim rus ku posedonte lejen dhe njëkohësisht është konfiskuar nga ana e Policisë edhe një fishek, një thikë, një rrethatore dhe 5 fishekë të kal. 16. Me vendim të prokurorit kujdestar rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, policia gjatë 24 orëve të fundit për sulm fizik ka arrestuar edhe dy persona të dyshuar të cilët kishin sulmuar një person duke i shkaktuar lëndime trupore dhe ia kanë dëmtuar xhamat e traktorit. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit i cili më vonë është liruar.

Policia e Kosovës gjersa ishin duke kryer disa punime në Kaçanik kanë hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, gjersa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa incidente.

Ndërkohë, për posedim të substancave narkotike është arrestuar edhe një femër vizitore e një të burgosuri në  burgun e Dubravës. E njëjta gjatë kontrollit i janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 0.4 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Sipas zyrtarëve policorë sa i përket aksidenteve në trafik nuk ka pasur fatmirësisht asnjë me fatalitet vetëm me të lënduar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme